Fshati në jug të Kosovës ku shqiptarë dhe serbë ndihmojnë njëri-tjetrin

Fshati Biti e Ulët në komunën e Shtërpcës është shndërruar në simbol të bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve.

Përveç se shfaqin respekt të ndërsjellë dhe shoqërohen në baza ditore, ata ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme, përfshirë edhe në punët e fshatit.