Fury thoshte se do ta shtrinte për toke Usykun, sonte zhvillohet revanshi

Tyson Fury sonte do t’i matë forcat në ring me Oleksandr Usyk, në mënyrë që sërish të bëhet kampion i peshave të rënda në boks.

36-vjeçari britanik ka kërkuar revanshin pasi u mund nga luftëtari ukrainas në maj, ku ky i fundit fitoi tituj e botës, WBA, WBO e IBF, në boksin profesional.

Grushtimi mes dy “fighterave” të shkathtë do të nis nga ora 23:30, në Riad të Arabisë Saudite, shkruan The Mirror, përcjell Klankosova.tv.

Fury pas humbjes të cilën nuk e pranonte, pati deklaruar se do të “nokautonte” Usykun.