Gazetari filo-grek: Flamuri i Vorio-Epirit është simbol i pavarësisë së Himarës

Gazetari filo-grek Stavri Marko ka deklaruar vizita e Mitsotakis në Himarë vitin e kaluar është kryer nën ndikimin e një fuqie të madhe që i ka prerë veshët dhe megafonat patriotëve shqiptarë për shkak të mos flasim më për Himarën dhe ta njohin zyrtarisht.

I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari tha se Himara ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek, duke shtuar se simboli i Vorio-Epirit është simbol i Himarës.

Gazetari filo-grek Stavri Marko:

Himara është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë. Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i Vorio-Epirit. Ai flamur është simbol i Himarës. Është simbol i pavarësisë së Himarës. Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.