Gazetari Ilir Ikonomi bën zbulimin e rrallë: Fan Noli i kishte shkruar një letër Ismail Qemalit

“Apostulli” është libri i parë i një biografie të re për Fan Nolin me autor studiuesin Ilir Ikonomi, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, i cili premton për një seri me tre vëllime.

Në këtë vëllim prej 430 faqesh, botim i UET Press, Ikonomi na jep një përshkrim realist dhe me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon me arritjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.

Në emisionin GoodMorning Albanias në Euronews Albania, Ikonomi zbuloi se gjatë punës për shkrimi kishte zbuluar se Fan Noli kishte bërë të gjitha përpjekjet që të ishte pjesë e firmëtarëve të Pavarësisë bashkë me Ismail Qemalin, por nuk kishte mundur të arrinte në kohë.

“Në 1912 kur Ismail Qqmali ishte duke ardhur në Shqipëri për të shpallur pavarësinë Noli tha që unë do shkoj në Evropë të kontribuoj për këtë që po ndodh, dhe ata nuk i dhanë leje (Vatra), dhe asnjëri nuk e dinte për çfarë dol shkonte. I hipën anijes dhe shkon drejt Liverpul dhe prej andej donte të shkonte në Austri, blen një biletë për në Vjenë se donte të takonte grupin e Ismail Qemalit, donte të bëhej një nga ata që të shpallte pavarësinë. Kishte një ego, donte të ishte një nga firmëtarët, kur ishte në anije iu shkruan atyre në Amerikë që arrita dhe po bëhen gati të nisem, kur zbret sheh gazetat e Liverpulit që pavarësia ishte shpallur. I ka shkruan një letër Ismail Qemalit ku i thotë a ka mundësi të vij t’ju ndihmoj, që unë e lexoj si dëshirë për t’u bërë pjesë e qeverisë”, tha Ikonomi.