Kryetari i Shoqatës së Veteranëve Vullnetarë të luftës në Kroaci dhe Kosovë, Tom Kaçinari ka qenë i ftuar në emisionin Bujica që drejtohet nga gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec.
Në këtë emision Kaçinari ka folur për sulmin terrorist serb në Kosovë, shkruan Ballkani.info.
Gjatë këtij emisioni Kaçinari ka folur në detaje se çfarë ka ndodhu në Banjskë më 24 shtator, duke iu treguar kroatëve se cili ishte qëllimi i sulmit.
Ai ka folur edhe për miqësinë shqiptaro-kroate dhe rrezikun e përbashkët që e kemi nga Serbia.
Në fund të emisionit, gazetari kroat e ka bërë simbolin e shqiponjës dhe i ka përshendetur njësinë speciale të Policisë së Kosovës, Haradinajn, Thaçin, Veselin, Kurtin…
Porosia në fund e Bujanecit ka qenë se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër dhe i qëndrojnë pranë njëri tjetrit.