E pashkruar për pjesën më të madhe të historisë, gjuha shqipe ende vazhdon të trazojë me “sfinksin” e saj për shumë nga momentet kryesore gjatë historisë mijëravjeçare. Me stadin e saj të kryehershëm para se në hambarin e vet të pranonte prurjet e para nga greqishtja e latinishtja, “Pre-Proto-Albanian” është veçse një nocion i cili bën sens në truallin e hamendësimeve. Për shqipen, me një staturë të ravijëzueshme, mund të flitet vetëm në mesjetën e hershme, tekqë gjuhëtarët i referohen asaj si “Proto-Albanian”.
Ky ishte një stad gjuhësor gjatë të cilit ende nuk ishin hetuar ndarjet brenda truallit të saj që tevona, në një proces të ndërliqshëm historik, përftuan dy hapësira dialektore: gegnishtja në veri të Shkumbinit, dhe toskërishtja në jug. Duke i përmbledhur problemet e trashëguara ndër breza të tërë albanologësh, gjuhëtari dhe indoevropianisti holandez, Michiel de Vaan ka ofruar disa përgjigje të mundshme për shpërbërjen e “shqipes së përbashkët” dhe ravijëzimin e dy dialekteve kryesore.
Artikullin e plot mund ta lexoni KETU