Gëzim Sveçla i VV’së demolon sallën e mbledhjeve në Komunë të Prishtinës

Asamblisti i VV’së në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, në një video që është publikuar, shihet duke demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës.

Sipas asamblistit të LDK’së, Egzon Pacolli, kjo ndodhi pas miratimit të buxhetit.

“Reagimi i djalit të axhës të Xhelal Sveçlës dhe Shefi i grupit të asambleistëve të VV-së, Gzim Sveçla  pasi kaloj buxheti në Komunën e Prishtinës, kjo tregon kush ja don të mirën qytetarëve.”, ka shkruar Pacolli.

Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Sveçla, por i njëjti ka thënë se është “shumë i zënë” dhe nuk ka pranuar të flasë.