Gjakovë: U fut në kishë dhe vodhi para, kapet në flagrancë hajni – përfundon në ndalim policor

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjakovë, ku një person është arrestuar për vjedhje në kishën e Shën Ndout.

Sinjali mëson se i dyshuari është kapur në flagrancë pasi vodhi një shumë të parave dhe më pas rasti u denoncua në Polici.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe të iniciohet rasti.