Me rastin e vazhdimit të armatosjes së Forca të Sigurisë së Kosovës me dronë turq “SKYDAGGER RTF 15”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilović, zhvilloi një bisedë urgjente telefonike me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ozkan Ulutaş, njoftoi Ushtria e Serbisë.
Gjatë bisedës me komandantin e KFOR-it, gjeneralin e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, i cili para disa ditësh filloi mandatin e tij të dytë si kreu i Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë në Kosovë, gjenerali Mojsilović shprehu një protestë të ashpër për vazhdimin e armatosjes së Forcave të Sigurisë së Kosovë dhe shkeljen brutale të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe Marrëveshjes Ushtarako-Teknike.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi se veprime të tilla paraqesin një sinjal shumë të keq dhe rrezikojnë jo vetëm gjendjen e sigurisë në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.