Aplikantëve për shtetësi në shtetin federal Sanksoni-Anhalt të Gjermanisë u kërkohet të deklarojnë se mbështesin “të drejtën e Izraelit për ekzistencë”.
Në një vendim të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të shtetit federal thuhet se “E drejta e Izraelit për të ekzistuar është arsyeja e ekzistencës së Gjermanisë”.
Ministrja e Brendshme e shtetit, Tamara Zieschang Magdeburg në një deklaratë tha se me vendimin e dërguar, ata që aplikojnë për shtetësi gjermane u duhet të pranojnë ekzistencën e Izraelit dhe se kjo është bërë parakusht për shtetësinë.
“Kalimi në shtetësinë gjermane kërkon përkushtim ndaj të drejtës së Izraelit për të ekzistuar. Për këtë arsye aplikantët, menjëherë para pranimit të shtetësisë duhet të konfirmojnë me shkrim se njohin të drejtën e Izraelit për ekzistencë dhe se dënojnë çdo përpjekje në kundërshtim me ekzistencën e shtetit të Izraelit”, theksohet në vendim.