Gjermania: Kosova uli tensionet, Serbia të kundërtën – dërgimi i forcave serbe në Kosovë, i papranueshëm

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

Ajo tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.

“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ministrja gjermane e Jashtme.