Kazerma ushtarake qendrore e qytetit të Shkodrës, të cilën DRTK Shkodër e sjell në foto, u ndërtua në vitin 1902 me iniciativën e valiut të qytetit dhe funksionoi si e tillë deri në kthimin e saj në gjimnazin publik të Shkodrës, që u hap me vendim të Këshillit të Ministrave më 11 gusht 1922.
Siç duket qartë në foton e publikuar nga DRTK Shkodër, sheshi i kësaj ndërtese historike ishte i mbushur me bateri topash, përpara se të shndërrohej në institucion arsimor.
Drejtori i parë i gjimnazit ishte Dr. Xhevat Korça, një figurë e njohur e arsimit në atë periudhë.
Ndërtesa mbart vlerat historike, si vatër kulture dhe arsimimi, me të cilën lidhen si arsimtarë ashtu dhe nxënes e shumë personalitete dhe figura të shquara të qytetit e jo vetëm.
Godina e Gjimnazit, mban statusin Monument Kulture, Kategoria ll, që nga viti 2006.