Gjykata e Posaçme do të nisë të enjten gjykimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e fabrikës së bukës në Tiranë.
Gjykimi i kësaj çështje u pezullua për 1 vit në Shkurt të 2024 për shkak të arratisë së ish-zyrtarit të lartë dhe do të rinisë me kërkesë të tij. Gjykata e Posaçme ka caktuar shqyrtimin në seancë paraprake të kërkesë për gjykim në 17 Tetor.
Nëpërmjet avokatit të tij Henrik Ligori, Ahmetaj nga arratia kërkoi që gjykimi të nis para përmbushjes se pezullimit 1-vjeçar, duke firmosur një prokurorë të posaçme përfaqësimi dhe duke bërë të ditur se ka marr dijeni për procesin kundër tij.
SPAK thotë se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke firmosur privatizimin e fabrikës së bukës, edhe pse gjykatat kishin njohur pronar një familje.
Nga ana tjetër ish-zyrtari i lartë nëpërmjet një sërë postimesh në Facebook, i mohoi akuzat, duke thënë se nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre kur nuk i ka sjell asnjë dëm shtetit.
Arben Ahmetaj është gjithashtu nën hetim edhe në një dosje tjetër të SPAK për dyshimet e pastrimit të parave, mosdeklarim të pasurisë dhe korrupsion.