Gjokoviq për “Corriere della Sera”: Dua të kthehem në Kosovë

Liturgija u Sabornoj crkvi - Arandjelovdan. NOVAK DJOKOVIC i Patrijarh IRINEJ, lome slavski kolac. Beograd, 21.11.2017. foto: MN press / vm Tenis

Tenisti numër një në botë, serbi Novak Gjokoviq, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka thënë se do të donte të kthehej në Kosovë.

Babai i Gjokoviqit, është i lindur në Mitrovicë.

Novan Gjokoviq ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të pagëzonte dy fëmijët e tij.

“Dua të kthehem në Kosovë, me gruan time Jelenan, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tash 8-vjeçar dhe Tarën 5-vjeçare. E di që tema është shumë e ndjeshme. Konflikti është ende aty, jo me armë për momentin, por ndihet tensioni. Nuk dua të përfshihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit tonë, e traditës, e fesë sonë”, tha Gjokoviq në intervistë për “Corriere della Sera”.

Spanjolli Rafael Nadal e serbi Novak Gjokoviq mbajnë rekordin për më së shumti Grand Slame të fituara në konkurrencën e meshkujve në tenis. Ata kanë nga 22 tituj në Grand Slame