Në mesin e shekullit XX, Gjon Mili i dha një dimension të ri fotografisë, duke përdorur dritën si një penel për të krijuar figura magjike në errësirë.
Me një dritë të vogël në dorë dhe duke u përdorur ekspozimet e gjata, fotografi shqiptar arriti të krijonte imazhe që duken si vizatime në ajër.
Fotot që Gjon Mili i bëri gjeniut Pablo Pikaso, u kthyen në foto-ikonë të kësaj risie në lëmin e fotografisë. Eksperimentet me dritën që Gjon Mili realizoi së bashku me piktorin e madh, u realizuan në vitin 1949.
Artisti spanjoll përdori dritën për të krijuar figura të mrekullueshme, ndërsa Gjon Mili i shndërroi ato në fotografi.
Kjo teknologji revolucionarizoi botën e fotografisë dhe ndikoi në shumë artistë gjatë dekadave që pasuan.
Muzeu i Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë mban të gjallë këtë trashëgimi të çmuar, duke ftuar vizitorët të zbulojnë se si magjia e punës së tij vazhdon të frymëzojë edhe sot.

