Idriz Morina
Është e habitshme, se sa pak iu kushtua rëndësi studimit të plotë filogjenetik për gjuhët indoeuropiane, nga institucionet akademike, gjuhëtarët, e veçmas nga etimologët, por edhe nga të tjerët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo.
Dy gjëra nuk u shteruan fare deri në fund, as nga mediat. Kur u shpërnda botimi i pjesshëm i studimit për gjuhët, që ende vazhdon të debatohet, por më shumë në formë polemikash, se sa të fakteve, u lanë në harresë, dy detaje kryesore, që në shpërndarjen jo të plotë të studimit nuk e kishim qasjen: “moshën” ‘numerike’ të gjuhës shqipe, dhe lashtësinë e gjuhës shqipe kundrejt gjuhëve të tjera.
Lashtësia tetë mijëvjeçare e gjuhës shqipe, sipas studimit filogjenetik dhe gjetjeve të tjera arkeologjike
Vetë njëri nga autorët kyç të studimit filogjenetik, gjermani Paul Heggarty në një intervistë për Euronjuz – Albania, e konfirmoi se gjuha shqipe është më e vjetër se 7 mijë vjet, dhe mund të jetë 7.500 vjeçare. “Vetë gjuha shqipe nuk është 8 mijë vjeçare por gjuha fillestare e të gjitha gjuhëve indoevropiane është rreth 8 mijë vjeçare. Gjuha shqipe është një nga degët kryesore dhe të para, dega shqiptare është një nga gjuhët më të hershme. Është një nga degët e para dhe të pavarura. Degët e para të gjuhëve datojnë diku te 7000-7500 vjeçare”, tha ai.
Por, studimi ka dhënë më shumë mundësi interpretimi dhe propozime në shifra, dhe shprehur nga rezultatet matematike, duket se studiuesi Heggarty, në komunikimin publik është më i rezervuar ose studiues të tjerë të përfshirë në studim kanë dhënë një kohë më të hershme të lindjes së shqipes, përveç se si në pjesën e kufizuar të studimit të publikuar, edhe në tërësinë e tij, në rrafshin e interpretimit me tekst, e edhe në mënyrë grafike, se shqipja jonë dhe gjuha ‘mëmë’ indoeuropiane, kanë gjasa për një moshë më të shtyrë.
Kështu, sipas tabelës së paraqitur në faqen 9 të studimit shkencor me 33 autor, dhe vetëm një autor, kishte mbi 80 bashkëpunëtorë, në tabelën 1, lashtësia e gjuhës shqipe shkon deri në 7882 vjet, e përafruar ngushtë, e plotëson kuptimin matematikor, se është 8 mijë vjeçare! Ndërsa, gjuhës tokariane, dhe asaj anatoliane, i jep një kohë të lindjes prej më se 8,600 vjet, po të dyja gjuhë të vdekura. Ndërsa, vetë familjes indo-europiane, i jep një lashtësi deri në 9.600 vjet!
Derisa çështjen e parë, në analizën e mëparshme, unë e interpretova në aspektin analizës matematikore të grafikëve, dhe duke i shtuar elementet kyç të dhëna nga vet studimi, hipotezat jashtë tezës së vërtetuar, dhe gjithashtu unë informacioneve dhe vlerësimeve të këtij studimi ia shtova edhe gjetjet e fundit arkeologjike, që flasin për vazhdimësinë tonë kulturore të gjetur në Lin të Pogradecit nga një ekip arkeologësh i udhëhequr nga zvicerani Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës (Zvicer), të cilët erdhën në përfundimin se kanë zbuluar vendbanimin palafit, më të vjetër në Europë, së paku tetë mijë vjet i vjetër dhe që mund të shkojë në 8.500 vjet. Pra, këto informacione dhe vlerësime më ndihmuan, përveç të tjerave që ta ndërtojë dhe argumentojë hipotezën time, se gjuha shqipe, pakontestueshëm është tetë mijë vjet e vjetër, gjë që edhe vet studimi filogjenetik e kërkon apo edhe e nënkupton, meqë bazohet edhe në gjetjet gjenetike, në këtë rast ato arkeologjike janë thuajse po aq të rëndësishme.
Po ashtu në ndihmë të kësaj hipoteze time është edhe trashëgimia e kulturës “Vinka”, që disa autor e konsiderojnë si “Old Europe”, trashëgimia e Europës së vjetër, e cila ka filluar para më se tetë mijë viteve, 6.200-6.000 mijë vjet para erës sonë, me epiqendër Ilirinë, deri në territorin e Greqisë së sotme – politike, dhe që nga këtu u përhap drejt Europës veriore dhe lindore. Ka edhe studiues si David Ë. Anthony, Jennifer Y. Chi (2009), e ulin kufirin e të mbiquajturit qytetërim i Danubit në 5000 vjet para erës sonë deri në 3.500 vjet P.e.
Origjina dhe shpërndarja e qytetërimit “Europa e vjetër”
Por, që sërish zbulimi në Lin, e përforcon, zhvillimin e këtij qytetërimi, në më se 8 mijë vjet.
Por, unë mbështesë hipotezën time tjetër, se ende jemi vetëm tek një fshat! Pra, me gjasë nuk janë zbuluar ende qytetet apo vendbanimet kryesore, që krijonin kulturën e kohës! Apo se jemi vetëm tek drunjët, si në rastet e gjetjeve tjera nga arkeologët shqiptarë, Maliqi, Komani etj, por që dëshmojnë vashdimësinë ‘fshatare’ të paraardhësve tanë!
Por, në kundërshtim me të dyja këto teori, për lashtësinë tetë mijë vjeçare të vazhdimësisë sonë këtu, unë kam ngritur hipotezën time bazuar në gjetjen e “Hyjneshës në fron”, dhe modeleve si motra, në truallin tonë apo edhe në gjithë arealin ‘danubian’ apo ballkanik të “Europës së vjetër”, se ajo i takon një lashtësie prej së paku 7 mijë vjet para erës sonë, por edhe më shumë, krahasuar me gjetjen e një “paraardhëseje” të saj në Anatoli, nëse mund të themi të ‘mëmës’ hyjneshë në fron, që nga arkeologët konsiderohet se është mbi 11 mijë vjet e vjetër, e gjetur në Gobekli Tepe, lokalitetin arkeologjik megalitik, në Turqinë e sotme, që konsiderohet i lashtë më se 11.500 vjeçar, dhe që hamendësohet edhe se është i krijuar para përmbytjes së madhe! Nga krahasimi që i kam bërë këtyre dy figurinave, në një studim timin (2017), të konsideruara antropomorfe, me mesazhe ende të pashpjeguara, sipas mendimit tim, “Hyjnesha” e Dardanisë nuk mund të jetë më e re, një mijë vjet se sa ajo e Gobekli Tepes, dhe madje edhe aq kohë mund të jetë shumë e gjatë. Nëse kjo hipotezë vërtetohet nga ekspertët e fushës, kuptohet duke u mbështetur në kërkime të reja dhe datime më të sakta të metodës me karbon, atëherë kemi të bëjmë me një qytetërim që shkon në mbi 10 mijë vjet!
Gjithashtu nëse “Hyjnesha” në fron rezulton e prejardhur kulturalisht nga trolli anatolian, atëherë rrjedhimisht zhvendoset edhe kufiri kohor, i kulturës së “Europës së vjetër”, për më shumë se dy mijë vjet, duke e ngritur në rreth 10 mijë vjet!
Por, këto për mua janë argumente të vendosjes së vetëm një ‘pikë kufitare’ të poshtme, nën të cilën institucionet dhe shkenca shqiptare më nuk duhet të komunikojë për lashtësinë e gjuhës shqipe, dhe duke i nxitur kërkimet për lidhjen e kësaj trashëgimie me bazë ‘anatoliane’, me trashëgiminë tjetër europiane, të truallit aktual dhe ilir, bazuar në zbulimet arkeologjike në ishullin Korçulla të Kroacisë, që trashëgiminë tonë e çojnë në 17.500 deri në rreth 19.500 apo edhe më shumë.
Pra, nga pakontestueshmëria e fillesës së gjuhës shqipe në 8 mijë vjet, gjërat shkojnë në një kohë gati primordiale, atëherë edhe kur duhet të ketë qenë ‘territori’ i krijimit të miteve, të trashëgimisë së kanunit, dhe të disa fabulave të këngëve kreshnike dhe fabulave në përralla dhe në krijimtarinë tjetër gojore të trashëguar aq hershëm.
Këtu shtrojmë hipotezën, se nëse ne kemi trashëguar edhe gjuhën nga ky qytetërim dhe trashëgimi, atëherë ne mund të kemi qenë që jemi ndarë nga përmbytja e madhe, ose që kemi lëvizur në drejtim të lindjes – Anatolisë, pas përmbytjes së madhe!
Apo ndoshta për shkak të ndryshimeve të mëdha klimatike, që mund të kenë ngjarë, që sipas Firestone et al.1, të cilët fillimisht propozuan se një ngjarje e ndikimit kozmik ndodhi 12,800 vjet më parë.