White Minimalist Page Border - 1

Gjuha shqipe daton 6 mijë vite më parë

Gjuha shqipe mendohet se daton rreth 6 mijë vjet më parë.

Autori i një studimi të publikuar 1 vit më parë në revistën “Science”, thotë në një intervistë ekskluzive për Ora News se kemi të bëjmë me shqipen si degë më vete të gjuhëve indoeuropiane.

Thënë kjo, është e pamundur për të përcaktuar saktësisht lashtësinë e një gjuhe. “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia” ishte aktiviteti që bëri bashkë gjuhëtarë dhe autori e studimit për lashtësinë e gjuhëve europiane.

Paul Heggarty, në një intervistë ekskluzive për Ora News ndau detajet e këtij studimi që përfshin edhe gjuhën shqipe.

Ai u shpreh se është e vështirë për të përcaktuar një datë të saktë për lashtësinë e një gjuhe.

Megjithatë ka të dhëna që mendohet se ndarja e shqipes nga familja e gjuhëve indoeuropiane të jetë 6 mijë vite më parë.

Në mes të shqiptarëve është hapur një debat dhe janë bërë mjaft qëndrime mbi lashtësinë e shqipes, ku qëndron ajo dhe si renditet?

Ka një keqkuptim të vogël në lidhje me këtë debat. Mendoj se është e vështirë të flitet se sa e vjetër është një gjuhë. Të gjitha gjuhët në thelb janë të vjetra. Ato i përkasin një familjeje të madhe që është familja indoeuropiane dhe le të themi që greqishtja është e vjetër, italishtja është e vjetër, por të gjitha gjuhët që ne flasim sot kanë një gjuhë të vjetër pas.

Ajo që mund të themi, ajo që mund të ngremë si çështje, është se sa e vjetër është familja, vetë familja indoeuropiane e gjuhëve, dhe koha e saj mund të përcaktohet duke e lidhur me momentin kur kjo familje fillon të shpërndahet në gjuhë.

Mbi këtë moment mund të pyesim se sa e vjetër është gjuha indoeuropiane, por jo një gjuhë specifike që ne flasim sot.