Dy autobusë të kompanisë “Fjolla Impex”, janë gjuajtur me gurë në Serbi. Përveç dëmeve materiale nuk persona të lënduar.
Përfaqësusi nga kompania “Fjolla Impex”, tha për Gazetën Express se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia atje, si dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe autobusë tjerë.
“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu”, tha zyrtari i kompanisë për Express.