Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Report Tv mëson se Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Report Tv mëson se Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.
Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.
Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.