A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her. The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports. When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported. https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, ish-policin i cili përplasi me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, policin që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte, teksa me skafin e tij doli në breg për të sjellë familjen e tij dhe i mori jetën një të miture e cila kishte ardhur nga Anglia të bënte pushime në jug të vendit.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7- vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonia me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano, aso kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e përjashtoi përfundimisht nga policia.

Për këtë ngjarje u shkarkuaa i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.