Sistemi VAR ka humbur betejën e parë në futboll, pasi në gjyqi i cili do të sjellë shumë reagime në botën e këtij sporti. Gjithçka lidhet me përballjen mes Anderlecht dhe Genk e luajtur më 23 dhjetor, e fituar nga vendësit me përmbysje me rezultatin 2-1.
Shkak është bërë një episod në të cilin gjyqtari i sfidës Nathan Verboomen veproi në mënyrë të gabuar në përputhje me rregulloren e sistemit VAR dhe futbollit. Në minutën e 23 ekipi i Genk ekzekutoi një penallti, por gjatë momentit të gjuajtjes, njëri prej lojtarëve të ekipit hyri brenda zonës së rreptësisë.
Diçka e tillë nuk lejohet, e në rast të tillë, penalltia rikthehet sërish për ekzekutim. Gjatë këtij episodi të ndeshjes Heynen goditi nga 11 metra dhe gjuajtja e tij u prit nga portieti, ndërsa topi u kthye u godit sërish por nga sulmuesi Sor duke u kthyer në gol. Ky i fundit hyri brenda zonës së rreptësisë përpara goditjes së penalltisë, ndaj goli i tij nuk vleu. Në një moment kur gjuajtja duhet të rikryhej, gjyqtari Verboomen anuloi golin dhe vijoi ndeshjen në shifrat 0-0.
Për këtë episode skuadra e Genk iu drejtua këshillit disiplinor, i cili vendosi që ndeshja të riluhet, ndësa rezultati i dhjetorit të zhbëhet.