Gruaja 103 vjeçare Gjylë Krasniqi-Elshani, është bërë simbol i sakrificës dhe i përkushtimit për familjen, për të gjithë ata që e njohin.
Gjylë, që i përket njerëzve të rrallë që arrijnë moshën mbi 100-vjeçare nuk fsheh ndonjë sekret të jetëgjatësisë – thotë se i është përshtatur rrjedhës me momente gëzimi, por edhe të rënda e shumë tragjike.