Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogaritë e Sputnik

Departamenti Amerikan i Thesarit më 4 shtator lëshoi një deklaratë duke njoftuar sanksione kundër grupit mediatik mëmë të Sputnik, Rossiya Segodnya, RIA Novosti, RT, Sputnik dhe Ruptly.

Sanksionet kishin në shënjestër edhe kryeredaktoren e Rossiya Segodyna, Margarita Simonyan, dhe një numër drejtuesish të tjerë të lartë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, së fundmi platforma e ndarjes së videove, TikTok, ka fshirë llogaritë e propagandistëve Sputnik International, Sputnik Serbia, Sputnik Afrique, Sputnik Africa, Sputnik Brasil, Sputnik Mundo dhe Sputnik Indonesia.

Bëhet e ditur se ky hap vjen mes akuzave të SHBA-së se propagandistët po ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane.

Ndryshe, edhe Meta kishte fshirë më parë llogaritë e RT në Instagram dhe Facebook.