Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij kanë rënë pre e një grabitje në banesën e tyre në Paris. Donnarumma dhe partnerja e tij u lidhën nga grabitësit, të cilët më pas i kanë marrë 500 mijë euro.
Portieri i Paris Saint-Germain dhe e dashura e tij më pas arritën të çliroheshin, duke shkuar në mes të natës në një hotel luksoz që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre. Ka qenë stafi i hotelit që lajmëroi policinë.
24-vjeçari italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për arrestimin e tyre.