Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer

Një grua amerikane që kreu 43 vjet burgim për një vrasje që nuk e kishte kryer është liruar, shkruan BBC të shtunën.

Sandra Hemme ishte 20-vjeçare kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së bibliotekës “Patricia Jeschke” në St Joseph, Missouri, në nëntor të vitit 1980. U dënua me burgim të përjetshëm.

Nuk kishte asnjë prove që e lidhte Hemmen me krimin, përveç një rrëfimi që e kishte dhënë në një spital psikiatrik nën ndikimin e qetësuesve, është zbuluar së fundmi.

Tani 64 vjeç, ajo besohet se ka kryer dënimin e gabuar më të gjatë të një gruaje në historinë e SHBA-së, sipas përfaqësuesve të saj.

Ekipi i saj ligjor shprehën mirënjohje që Hemme më në fund është ribashkuar me familjen dhe “do të vazhdojmë të luftojmë për ta pastruar emrin e saj”.

Ndërsa nuk është më e burgosur, çështja e Hemmes është ende duke u shqyrtuar.

Rishikimi i provave ka zbuluar se policia lokale injoroi provat që e përfshinin në rast njëri nga oficerët e tyre, Michael Holman, i cili më vonë u burgos për një krim tjetër dhe vdiq në vitin 2015.