Grupi terrorist serbë që morën pjesë në sulmin e Banjskës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, me ç’rast tha ka publikuar fotot e pjesëtarëve që morën pjesë në sulmin terrorist, shkruan Reporteri.net.

Ministri Sveçla tha se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës.

Ai njoftoi se në ora 01:59 është fotografia e parë e terroristëve në bujtinë, në Manastirin Banjska.

Ministri Sveçla më tej tregon se në ora 02:34 Njësitet policore raportojnë për bllokim të rrugës me dy kaminë në Banjska.

Sipas tij, në ora 02:50 deri në 02:55 në vendin e ngjarjes janë nisur dy njësi nga Stacioni Policor i Zveçanit.

“Në 03:06 ka ndodhur sulmi terrorist kundër njësive të Policisë së Kosovës, nga mina kundër personelit dhe armë të tjera të kalibrave të ndryshëm, ku të plagosur kanë mbetur dy policë të Kosovës.

Ndërkaq, në ora 03:10 nën të shtëna të forta në drejtim të Policisë së Kosovës, Policia e Kosovës arrin të tërheqë efektivin e plagosur rëndë Afrim Bunjaku, i cili më pas ndërroi jetë”, tha ministri.

Zveçla më tej tregoi se në ora 04:15 njësitet speciale të Kosovës janë nisur në vendngjarje.

Sveçla ndërkaq ka deklaruar se veriu i vendit është sulmuar 114 herë që nga viti 2021 deri më sot nga Serbia.

Ai në një konferencë për media, tha se si institucione kanë ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për destabilizim.