28 Gusht 1900 124 vite më parë u nda nga jeta Gustav Majer (Meyer), gjuhëtar, albanolog, indoevropianist, profesor. Lindi në Gros Strehlitz të Gjermanisë, në vitin 1850.
Konsiderohet ndër albanologët më të njohur. Studioi filologjinë klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten e re dhe sanskritishten. Ishte profesor i gjuhëve të vjetra në Universitetin e Gëtingenit, të Pragës dhe të Gracit. Më 1881, si profesor i Universitetit të Gracit, i intensifikoi studimet e albanologjisë.
Botoi veprat: “Studime shqiptare I” (1882), “Për indoevropianishten e kryera në morfologjinë e shqipes” (Firence, 1886), “Gramatikë e përmbledhur e shqipes” (Lajpcig, 1888), “Elementet latine në gjuhën shqipe” (1888), “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” (Strasburg, 1891). Mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe përcaktoi pozitën e saj në kuadër të gjuhëve indoevropiane. Bëri fjalorin e parë etimologjik të shqipes.