Hajnat ia vjedhin lipjanasit në stallë katër krerë gjedhë

Katër krerë gjedhë janë vjedhur nga hajnat në stallën e një qytetari në Lipjan.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se rasti është nën hetime.

“Lipjan   21.07.2024 -03:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën pronë e tij nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur bagëti (katër krerë gjedhë). Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, ku në konsultim me prokurorin rasti inicohet si më lartë dhe i njëjti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është kategorizuar si “vjedhje e rëndë”.