Drejtuesi i një sekti halvetian në Gjrokastër, ia ka atribuuar vetes, apo një nuske të tij, lindjen e një fëmije nga grua, e privuar prej vitesh nga të qënit nënë.
Ai është Arian Shehu, njëherësh lëvrues i polifonisë, nga Gjirokastra.
“Për detyrën e tij si Sheh, ai shprehet se nëse nuk mund të bësh mrekulli, njerëzit nuk vijnë më te ti”, ka thënë ai për Euronews, duke pretenduar pikërisht se mban attribute të tilla si qënie njerëzore.
“Njëra nuk bëri fëmijë tetë vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë. I dhashë një nuskë…”, tha ai kjo krijesë që merr atributet e Krijuesit.
Por kujtojmë se ne besimet e pastra monoteiste, kryesisht Islam, kjo është e papranueshme dhe përfshihet te gjynahet e mëdha që Zoti s’ti fal, pra t’i bësh rivalitet Atij. Dikush duhet t’ja thotë këtë gjë Arianit se bën nder.