Grupi militant palestinez, Hamas, ka njoftuar të premten se ka dhënë një “përgjigje pozitive” ndërmjetësuesve lidhur me propozimin amerikan për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve me Izraelin.
Sipas deklaratës nga Hamas, mënyra e zbatimit të marrëveshjes kërkon një raund të ri negociatash për të përcaktuar mekanizmin e implementimit.
“Lëvizja është plotësisht e gatshme të hyjë menjëherë në një raund negociatash për të diskutuar mekanizmin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje,” është shprehur grupi militant.
Propozimi i administratës Trump erdhi mbi 20 muaj pas fillimit të konfliktit dhe më shumë se tre muaj pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme.
Ai parasheh një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të punohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për Gazën.