Hana 11-vjeçare, përmes një letre të shkruar me dorë, iu është drejtuar ushtarëve të KFOR-it për t’i falënderuar ata që po e mbrojnë Kosovën.
Në letrën e saj, ajo i ka quajtur ushtarët e KFOR-it heronj të vërtetë, njofton Klan Kosova.
“Më vjen vërtetë keq të dëgjoj që disa prej jush jeni lënduar gjatë shërbimit në veri të Kosovës. Shërbimi dhe sakrifica juaj do të vlerësohet përgjithmonë. Ne jemi mirënjohës për rreziqet nëpër të cilat ju duhet të kaloni për të na mbajtur të sigurt”.
Tutje, ajo iu dëshiron shërim të shpejtë 30 ushtarëve të cilët janë lënduar të hënën gjatë përballjes me protestues të dhunshëm në Zveçan.