Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar mbështetje financiare nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një thirrje të bërë publike, Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e përbashkët për të përmbushur objektivat politike të AAK-së dhe të Kosovës.
Ai theksoi se, në përputhje me ligjin e Kosovës, individët mund të kontribuojnë deri në 2 mijë euro brenda një viti kalendarik, ndërsa personat juridik mund të dhurojnë deri në 10 mijë euro.
Të gjitha kontributet duhet të bëhen përmes llogarisë zyrtare bankare të AAK-së.
“E vlerësojmë çdo ndihmë, sado modeste të jetë,” tha Haradinaj, duke ftuar mbështetësit që të ndihmojnë partinë në këtë periudhë elektorale.