Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e flet me krenari gjuhën shqipe në intervistat e huaja.
Së fundmi e ka bërë këtë edhe në rubrikën “What’s in my Bag” për revistën prestigjioze, Vogue.
Kjo rubrikë e revistës është tejet e njohur dhe ka pasur të ftuar emra shumë të njohur global të botës së showbizit.
Dua Lipa e cila intervistën e dha në anglisht, gjeti momentin që të hijeshonte prezantimin se “çfarë ka në çantë”, duke folur një fjali edhe në shqip.
“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe çka kena në çantë sot”, tha artistja me origjinë nga Kosova.