Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh urimi Hirësisë së Tij Joan Pelushi për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare.
Rama uron që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë Hirësinë e Tij në misionin e udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.