Në fillim të prillit, një grup usht arësh rusë sulmuan pozicionet mbrojtëse të Brigadës së 12-të Azov të ushtrisë ukrainase, në periferi të Ternyt në lindje të Ukrainës.
Kjo betejë përfundoi në një mënyrë të pazakontë. Shpërthimi i minave dhe dronët ukrainas goditën rusët, kurse ata pak ushtarët të Vladimir Putinit që mbijetuan braktisën makinerinë e tyre luftarake dhe u rikthyen në pozicionet e tyre të mëparshme – vetëm qindra metra larg.
Ajo çfarë lanë pas ishte diçka speciale – një tank të ri pothuajse të paprekur T-72B3M, një prej më të mëdhenjve që rusët përdorin.
Korrespondenti ukrainas i luftës Yuriy Butusov, është takuar së fundmi me eprorët e kësaj Brigade me të cilët bisedoi për këtë operacion.
“Pse ky tank është shumë i famshëm. Të gjithë në internet po flasin për të”, pyeti ushtarët Butusov.
“Është trofeu i parë i këtij lloji në këtë luftë. Është një tank gjigant me pajisje moderne”, tha ushtaraku Krym.