Në fakt, ai nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut. Por mesa duket nga dashuria për babanë e tij, Suleman Dawood, 19 vjeç, u ngjit në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut.
Kështu tha halla e tij në një intervistë për transmetuesin amerikan, NBC News. Suleman i tha asaj se ishte i frikësuar dhe nuk ishte në humor për udhëtimin te Titaniku.
Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij- multimilionerin pakistanez Shahzana Dawood- për Ditën e Babait.
“Po mendoj për Sulemanin, i cili ishte 19 vjeç dhe ndoshta gulçonte atje. Ishte e tmerrshme,” tha halla e shkatërruar, Azmeh Dawood. E ka të vështirë të marrë frymë kur mendon për të dy. “Ishte ndryshe nga çdo përvojë që kam pasur ndonjëherë”.
Vëllai i saj, Shahzana ishte absolutisht i fuksuar pas Titanikut që në moshë të re, tha ajo. Si fëmijë, ata shikonin vazhdimisht filmin dramatik britanik “Nata e fundit e Titanikut”.
Kjo është arsyeja pse ajo nuk u habit që vëllai i saj bleu bileta për turin me nëndetëse.
Ashtu si dy personat, edhe miliarderi britanik, Hamish Harding pagoi 229 mijë euro për vendin e tij në ‘Titan’. Gjithashtu në bord ishte bosi i OceanGate, Stockton Rush dhe studiuesi francez i Titanikut, Paul-Henry Nargeolet. Të gjithë vdiqën nga shtypja e nëndetëses.