Vita Kuçi, murgu shqiptar nga Kotorri, ishte arkitekt i Manastirit të Deçanit. Mbante titullin frat, domethënë ishte anëtar i një prej urdhrave të kishës katolike, pikërisht atij françeskan! Ai shërbeu si konstruktor kryesor për 8 vjet (1327-1335)
Sipas burimeve që dalin nga zyrat e notarit të Kotorrit 1326-1337, Fra Vita Kuçi ishte prift (abat) katolik shqiptar i fisit Kuçi. Për jetën dhe veprën e Fra Vita Kuçit, gjendet edhe një fakt interesant në regjistrat e Arhivit Historik të Kotorrit, sipas të cilit, françeskani atë Vita Kuçi ishte rektor apo kryemurg i kishës së Shën Mërisë në Kotorr, punë kjo që atëbotë, në këtë pjesë të Adriatikut e bënin kryesisht priftërinjët arbëror. Mbishkrimi në gjuhën e vjetër serbe (gllogollicë) i ruajtur në portalin jugor të kishës së Deçanit tregon se këtë manastir e ndërtoi si kryemjeshtër fra Vita (Kuçi) prej Kotorri. Simbolet e gdhendura në Portën e manastirit të Deçanit, gjinden edhe ne xhublëten tonë te lashtë që është trashëgimi ilire- pellazge. Fra Vita Kuçi i kishte edhe dy vëllëzër të cilët i ndihmonin në punët e rregullimit të Manastirit të Deçanit. Atë Vita Kuçi ishte kryemjeshtri kryesor i cili së bashku me 30 gurëskalitës dhe skulptorë, ndërtoi kishën e Manastirit të Deçanit. Nga ata 30 gurëskalitës dhe skulptorë, 18 prej tyre kishin përgjesi më të mëdha, përvojë dhe u takonin familjeve të njohura të gurëskalitësve, që vinin nga trevat e banuara me shqiptar, sidomos nga Tivari. Fra Vita Kuçi në ndërtimin e kishës së Deçanit kishte bashëpunuar edhe me protomjeshtrit Gjorgje me vëllezërit e vet Dobrosllavin dhe Nikollën, si dhe më katër mjeshtër nga Deçani që i përkisnin familjes Bojku të njohur për punimin e qative-kulmave, por punonin edhe si gurëskalitës. Fra Vita punoi në ndërtimin e Kishës së Deçanit, sidomos gjatë viteve 1327, 1328, 1329, , 1330, 1335. Sipas kritikëve dhe analistëve të historisë së artit, stilet që gërshetohen në këtë kishë janë të ndikuara nga arti dalmato-shqiptar, që vinin nga Raguza, Kotorri, Korçulla, Tivari, Ulçini, Shkodra, etj, vërehen më së miri në Kishën e Manastirit të Deçanit, e rregulluar për nevojat e tyre gjatë mbretërve nemanjidë Stefan Deçani dhe Dushani (1327-1335). Gjithashtu, vërehet këtu edhe stili i huazuar nga Apulia, Toskana, dhe Lombardia, vende këto që i kishte vizatuar dhe kishte punuar më parë kryemjeshtri Vita. Në atë kohë, të gjitha ofiçinat e njohura të gurskalitësve, si p.sh.: ajo e Tivarit, Ulqinit, Kotorrit, Raguzës, Korçullës, madje e Zarës dhe e Splitit, i mbanin edhe shqiptarët mjeshtër të arteve. Në mesin e skulbtorëve dhe gurëskalitësve shqiptar që e meremetuan dhe ndërtuan Kishën e Deçanit bënte pjesë edhe atë Vita Kuçi, punonin në ofiqinat e njohura të gurëskalitësve të Tivarit, Ulqinit, Kotorrit, Splitit dhe vendeve tjera të cekura më lartë.
Në kuadër të skulptorëve dhe gurskalitësve që punuan bashkë me Fra Vita Kuçin, ishte edhe skulbtori zulmëmadh Miho (Mikel) Tivarasi. Ai me siguri ka lindur dhe është shkolluar në Tivar, meqë në çdo dokument të zyrës raguziane, ku zihet n’gojë ky skulptor dhe arkitekt, përmendet edhe qyteti i tij i lindjes Antibar, Antiuar, Antibaro, nga del edhe patronimi i tij Tivarasi, mirëpo në Raguzë ai kishte ardhur në moshë të pjekur.56 Prandaj, Kisha e Manastit të Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dardane e ardhur nga bregdeti, dhe përfaqëson një objekt tipik të arkitekturës romaniko-gotike të shek.XIV. Në anënë tjetër, kisha ortodokse serbe përvetësoi kisha të moçme iliro-shqiptare, ndërtoi apo rindërtoi mbi to, që nga shekulli XIII, duke u ngritur në shekujt e sundimit osman, në kohën e mbretërisë Jugosllave edhe deri në ditët e sotme.57 Dhe gradualisht përmes elaborateve, të mbeshtetur nga ushtria dhe udhëhqësit ushtarak e përvetë-suan më forcë një pjesë të historisë edhe pse duket hapur që nuk është e tyre.
Për këtë arsye është përmendur fare pak mjeshtri i kishës së Deçanit sepse ishte shqiptar. Edhe toka ku ka qenë kisha e ndërtuar ishte e Haka Kuqit, poashtu mjeshtrit, piktor që e zbukuruan këtë manastir me afreska ishin shqiptar, por edhe ata që i bënë punimet me dru ishin shqiptar. Këtu duhet përmendur se prej kohërave shumë të lashta e deri vonë në mbarim të luftës Dytë Botrore 1945 në krahina të ndryshme andej ka shtrihej popullata shqiptare, kanë egzistuar mjeshtër të dalluar e në zë të punimit më gurë por edhe gurëskalitës. Ata organizoheshin në grupe me në krye një kryemjeshtër dhe shtegtonin nga vendbanimet e tyre, prej Majit e deri në Tetor për të punuar, jo vetëm brenda kufijve tanë etnik, por edhe jashtë tyre deri në Azi të Vogël. Brenda këtyre grupeve autoriteti i vetëm ishte kryemjeshtri, i cili kontaktonte me porositësin, udhëhiqte punimet dhe i zgjidhte problemet.58 Sipas shënimeve (kryesisht serbe), në fshatin Lloçan kishin qëndruar mbi 5 vjet rresht një grup i mjeshtërve, të ardhur nga Malësia të cilët i takonin fisit të Krasniqës. Ky grup janë marrë më latimin e guerëve që kanë shërbyer për rregullimin e shtyllave të ndryshme të kishës së Deçanit. Fisi i Kuçit. Prej këtij fisi ishte Fra Vita Kuçi kryemjeshtri i Kishës së Deçanit, por edhe Haka Kuçi nga Decani në tokën e të cilit ishte ndërtuar Kisha e Deçanit. Fisi i Kuçve ishte njëra ndër dinastitë e mëdha që kishte ndikim dhe luajti rol të rendësishëm në jetën politike, ekonomike e shoqërore për një periudhë të gjatë. Pos Fra Vita Kuçit, i fisit të Kuçit, ishte edhe dera e Mahmut Begollëve të Pejës e cila sundoi në Dukagjin 500 vjet para Turqisë dhe 500 të tjera gjatë Turqisë. Gjeneza e fistit të Kuçve është shumë e vjetër. Nga përbërja etnike Kuçi janë përzierje e banorëve sllavë e shqiptarë. Kuçi i Malit të Zi ashtu si dhe gjithë kuçjanët kudo që ndodhën, janë shqiptarë e me prejardhje vetëm shqiptare. Kuçi është vëllai i madh në Berishë-prandaj në Kosovë-veçmas në Deçan ku janë sot lagja e Kuçëve mëse 70 shtëpi (familje) Kuçi, ata trajtohen si pjesa (këmba) më e madhe e fisit Berishë. Trajtohën si vëllazëri e jo si fis. Janë pjesë që e përbëjnë Berishën. Këtë rol me ndikim në fis më heret e kanë luajtur Drekalajt. Deri në vitin 1610, fisit Kuçëve ka qenë i besimit katolik dhe me përkatësi shqiptare.
Fisi i Kuçit si katolikë përmenden edhe në gjysmën e shk. XVIII, por më pak nga banorët pravosllavë. Siç u cek edhe më lartë, në këtë kohë fisi i Kuçëve një pjesë konvertohen në ortodoks, por që e kanë përdorur gjuhën amtare shipe edhe disa shekuj pas, kurse pjesa tjetër që ka mbetur e besimit latin-katolik (të ritit romak) ka vazhduar rrugëtimin jetësor, edhe pse ka vuajtur shumë nga elementi ortodoks deri në ditet tona, duke e ruajtur gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare. Me kalimin e kohës një pjesë e fisit të Kuçëve që ishin të ritit ortodoks u asimilua, kurse pjesa e ritit latin mbeti e paasimiluar edhe pse disa prej tyre më vonë e pranuan fenë islame e u bënë myslimanë, e ruajtën gjuhën kombësinë e traditën dhe mbetën shqiptarë, ashtu sikurse edhe disa pjesëtar të ketij fisi që kanë mbetur të krishterë-katolik (të ritit romak). Vlladika malazez Rufim Boljević në fund të shek.XVII shumë kuçnjanë i kthej nga katolikët (shqiptarë) në orthodoks pravosllav (me ç’rast ata humbën edhe gjuhën, dhe kombësinë). Në këtë fushatë për ndrrimin e fesë që e ndërmori vlladika malazez, i pari që kaloi në pravosllav ishte vojvoda i fisit të Kuçit Lal Drekali, e pastaj edhe shumë pjesëtar tjerë të fisit te Kuçit. I ati i Drekalit sipas disa të dhënave, ka qenë nip i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, herojt të dëgjuar shqiptar. Pra nga fisi i Kuçëve kanë mbetur edhe shumë të krishterë shqiptar që edhe sot e mbajnë këtë mbiemër. Patronimi mesjetar Kuçi (Kuçët, Kuçjan) është emër i gjinisë mashkullore që emërton një numër të madh kryefamiljarësh që i përkasin gjenetikisht fisit Berishë, përkatësisht një degë të fisit të Berishës. Kuptohet Fisi Berishë, është ndër fiset më të vjetra shqiptare. Ky fis përbëhet nga tri degë-vëllazëri të mëdha; vëllai i madh Kuçi, vëllai i ndërmjem Alshiqi dhe vëllai i vogël Merturi. Si tipi i qytetit të lashtë fisnor ilir mund të merret Meduni i cili gjendet në territorin e Kuçëve të sotëm në Mal të Zi, në shek. XIV. Në shek. XVII, Kuçi kishin 490 shtëpi me përafërsisht 1500 luftëtarë dhe dy vojvodë. Edhe fiset tjera shqiptare si Krasniqja, Gashi, Shala e ndonjë tjetër patën fatin e njëjtë me Kuçin. Një pjesë e banorëve të këtyre fiseve pranuan fenë ortodokse të ritit serb-pravosllav dhe humbën fenë e kombësinë, siç janë bie fjala Gashiqët; Shaliqët; Vasojeviqët etj. Fisi i Kuçit lidhjet më të forta me Malin e Zi, i kanë pasë në kohën e vlladikës Petri II-të, dhe në kohën e knjaz Danillos. Faktikisht një pjesë e fisit të Kuçit u bënë pjesë përbërëse territoriale e Malit të Zi. Kjo gjendje ndodhi në periudhën e kufizimit të Malit të Zi me Perandorinë Osmane në vitin 1859, kur një pjesë e Kuçit i përkiste Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër iu bashkua Malit të Zi në Kongresin e Berlinit 1878 vit. (Pra, Kuçi, Ulqini, Plav-Guci, Berane, Rozhajë… etj, nuk ishin tokë malazeze e as popull malazez, por Fuqit e Mëdha më 1878 dhe më 1913 e 1945 i lanë me dhunë shqiptarët nën Malin e Zi (edhe Pejën e Gjakovën) etj. etj…). Të tillë janë, përveҫ të tjerëve, edhe emrat e lumenjve: Drava, Sava, Tisa, Morava, Vardari, qytetet ishin: Shkupi, Shkodra, malet: Sharri, fisi: Berisha, Kuҫi, Kelmendi, Kastrati, vendet: Meduni, Beraneli, Cemei, Shekullar-i, Berishë-a, Budvë-a, Perast-i, Kollashin-i etj. Popullata ka shtrihej fisi i Kuçit në kohën e Ilirisë i takonin fisit të Labeatëve. (Fis ilir, që kanë jetuar në krahinën lindore të Liqenit të Shkodrës deri te lumi Moraça). Qendrat e tyre kanë qenë Shkodra dhe Metheon (Meduni). Qendra e etnosit të Kuçit sot është qyteza e Deçanit me fshatrat përreth. Këtu më poshtë po i përmendim disa emra te Kuçve të Deçanit; Osë Kuçi; Sylë Kuçi; Naim Kuçi, Jeton Kuçi, Hakë Kuçi emer i një fëmije 5 vjeç të familjes së Kuçëve të Deçanit që e kanë përtrirë emrin e vjetër të Hakë Kuçit i cili e kishte lëshuar tokën për tu ndërtuar Kisha e Deçanit. Poashtu i kemi Kuçtë e Karadakit që janë asimiluar nga shqiptarë ortodoks, në ortodoks sllav, siç është Mark Milani, (shqiptar i sllavizuar i fisit Kuç të Berishës, i cili kishte udhëhequr luftërat ndër më të përgjakshmet kundër shqiptarëve. Mark Milani ishte nip i Selcës, sepse “Nëna e tij, Bore Ujka ishte bija e Ujk Gilles nga Selca”. Ujk Gila ishte bajraktari i Selces), pastaj Mahmut Begolli i Pejës etj. Në burimet Osmane, Kuçi për herë të parë përmendet ashtu si nahije në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, sipas këtij Defteri i përkasin Podgoricës (e jo Podgoricës, por i përkitnin edhe Pejës…) si kadilluk. Më vonë u përhap shumë emri i fisit (vëllazërisë), kështu që në përbërjen e fisit hynë banorë me prejardhje të ndryshme. Fisi (vëllazëria) Kuçi ndahën në Kuçt e Vjetër dhe Drekalloviqët. Në defterin Osman të vitit 1485 Kuçi janë shkruar si nahije e përbër nga 8 fshatra në të cilat kanë jetuar kryesisht katolikët (kupto shqiptarët). Që herët në Mesjetë ka pasur në Deçan shumë kryefamiljar shqiptarë me patronimin (llogapin) Kuçi por kishte edhe malazez me mbiemer Kuçi ngase e kishin ruajtur edhe pasi ishin asimiluar si psh: Peter Kuçi. Mëse 100 familje Kuçi sot jetojnë në Deçan, në Gramaçel, Carrabreg, Junik, në fshatra të Nahijes së Pejës, në fshatra në Kosovë, Mal të Zi, Malësi të Gjakovës, në Malësi të Mbishkodrës etj. Emri i fisit të Kuçit rrjedhë (prej shqipes “kuç” “i kuç”. Fillimisht fisi i Kuçëve shtrihej, përgjatë bregut veriperëndimor të Liqenit të Shkodrës me këto fshatra kryesore: Tërnovë, Orahovë dhe Gudinje, e më vonë u shtri edhe ndërmjet lumit Cemi, Moraçë dhe Rijekës Vogël, maleve dhe bjeshkëve Koma (Komavi), kurse në jug me luginën e Zetës rreth Podgoricës. Patronimi Kuçi, nuk ka ndryshuar as në regjistrin e vitit 1570, e as në raportin e Marko Bolices të vitit 1614.
Ndërsa emri i fisit Kuçi (si emër fisi ?), Kuç (Cucci) përmendet (së pari) rreth 1335 në fshatin Tuz (Petro Kuç-Petër Kuçi) dhe mandej në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 del si mbiemër (patronim) i disa banorëve në fshatrat e rrethit të Shkodrës. Fisin e Kuçëve e përmend edhe prifti i Duklës. Në burimet historike përmendet mbemri (patronimi) Kuçi më 1330, por edhe më 1455 në kontratën e nënshkruar në manastirin e Vraninës Shën Nikolla, zotëriut Stefan Crnojeviq, përfaqësues i katundeve të Zetës si qeveritar i Venedikasve. Vëllëzëria më e fortë e Kuçëve nga radhët e malazezëve që u konvertuan në ortodoks sllav janë-Drekulloviqët, të cilët e lartësojnë “brezin e të parëve të vet”, duke pohuar se rrjedhin prej Skënderbeut. Në këtë periudhë, Mali i Zi u bë kadillëk turk dhe në shek. XVI, Crnjeviqët e Malit të Zi qëndruan në atdhe dhe u turqizuan. Vasojeviq janë të fisit të Kuçit. Fis në pjesën lindore të Malit të Zi. Vasojeviqt njihen edhe me ligjin-Kanunin e tyre prej 12 pikash.
POPULLATA E DEÇANIT MESJETAR ISHTE E PËRPARUAR
Madhësia e trojeve shqiptare ka ardhur duke u tkurrur veçanërisht gjatë shekujve XV deri në shek XX, ngase po të shiqohet periudha antike në këtë kontest, gjysma e Ballkanit banohej nga ilirët, duke pasur në jug grekët e në lindje thrakët. Trojet shqiptare në shek. XV përfshinin mbi 100.000 km2, në mesin e shek. XIX 75.000 km2 dhe më vonë, nga 1850 deri më 1912 trojet shqiptare zbritën në 55 mijë km2 nga të cilat brenda territorit të Shtetit të Pavarur Shqiptar (1912) u caktuan nga Fuqitë e Mëdha më 1913 vetëm 28.749 km2. Shumica e trojeve shqiptare nga padrejtësitë tejet të mëdha që i bëri Evropa, mbetej jasht teritorit amë, të push-tuara nga grekët, maqedonët, malazezët dhe serbët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas një lufte të ashpër me forcat serbe e ndihmuar edhe nga partnerët ndërkombëtar SHBA dhe NATO, i dëboj forcat pushtuese serbe nga Kosova në vitin 1999, duke u pavarësuar definitivisht.
Ka dëshmi të mjaftueshme që e vërtetojnë dhe faktojnë se tërë popullata shqiptare e asaj kohe në trevën e Deçanit qind për qind ishin dardanë-shqiptarë që u përkasin konfesioneve të ndryshme fetare: ortodoksë – të ritit greko-bizantin dhe katolikë – të ritit romak. Më vonë, me depërtimin e turqve-osmanë pjesa dërmuese kaluan në fenë myslimane, mirëpo edhe sot e kësaj dite në komunën e Deçanit brenda një familje kanë qenë dy konfesione, njëri vëlla kishte mbetur në konfesionin e krishterë kurse tjetri kishte kaluar në ate mysliman dhe jetonin në një familje. Në kohën e Mesjetës, treva e Deçanit kishte më se 40 fshatra me 2.432 shtëpi. Banorët e Deçanit në të gjitha etapat e historisë kanë qenë popullatë shumicë, në kohën e Dushanit edhe përkundër konvertimeve të mëdha dhe presioneve për ta ndrruar fenë dhe identitetin, megjithë atë 70-80% e popullatës mbetën shqiptar dhe i ruajtën me besnikëri, gjuhën, identitetin, traditën, doket e zakonet e të parëve të tyre. Serbët, Malazezët dhe të tjerët në Deçan në asnjë kohë nuk kanë qenë më shumë se 2 deri në 3% e popullatës. Këto të dhëna i gjëjmë në statistikat e administratës serbe, tefteret turke, e dokumentet tjera te fisnikëve shqiptarë. Deri vonë në fshatrat e Komunës së Deçanit kishte shqiptar ortodoks e në disa fshatra edhe sot është egzistent komuniteti katolik shqiptar. Gjurmët e civilizimeve të hershme vrehen në të gjitha periudhat historike nga ajo pagane, krishtere, ortodokse, katolike dhe islame. Në ish-Jugosllavi, shqiptarët ishin populli i tretë (1918-1992) por që nuk e gëzonte asnjë të drejtë elementare kombëtare. Popullata e Deçanit e kishte veshjen e vet karakteristike dhe autoktone të cilën e ruajti deri në ditët tona, i ruajti këngët epike, këngët e vajtimit, këngët malsorçe, të bjeshkës e vrrinit, që janë dëshmi të fuqishme të egzistencës së etnosit të popullatës së Deçanit që u ruajt deri më sot. Edhe sot Deçani ka oazen më të madhe të folklorit dhe rapsodëve në të gjitha hapësirat shqiptare. Shqiptarët përbënin një numër të madh të popullatës që shtrihej në hapësirat e sotshme të territorit të Serbisë, por që u zgjerua në vitin 1878, në dëm të territoreve shqiptare duke i grabitur ato dhe duke i dëbuar popullatën shqiptare më dhunë nga ato territore. Për ta realizuar këtë projekt për gllabrimin e tokave shqiptare, Serbia u mbështet direkt nga Rusia. Një pjesë e asaj popullate që jetonte në ato hapsira dhe ishin autokton aty, ishin ortodoks shqiptar, katolik, por kishte edhe vlleh të cilët kishin shkuar aty nga qytetet shqiptare si; Elbasani, Janina, Manastiri, Shkupi etj. Serbët në këto hapsira përbënin një numër të vogël të popullatës para vitit 1878. Në vitin 1804, fillon kryengritja antiosmane e udhëhequr nga Gjorgj Petroviqi i cili vjen nga një rrënjë shqiptare që ishin sllavizuar. Në këtë kryengritje Jani Kondo, bimbash me prejardhje shqiptare nga Janina (e kishte çliruar Beogradin nga pushtimi turk). Dhe për këto merita si çlirimtar i Beogradit e ka përmendoren shumë të madhe në Kalimegdan, me plis në kokë. Deri në atë kohë në vitin 1834 popullata ortodokse sllave në Beograd nuk ishte më shumë se 40%. Nga këto konstatime del se në të gjitha kohërat serbët dhe historia e tyre i kanë përvetësuar shumë monumente shqiptare, por edhe shumë emra të mëdhej shqiptar që edhe sot i konsiderojnë si të tyre. Një kohë shkrimtari i vjetër Pjetër Budi, peshkop i njohur katolik shqiptar më 1587, u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe Maqedoni, nën jurisdiksionin kishtar të Arqipeshkvisë së Tivarit. Kurse më vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Edhe Pjetër Bogdani në vitin 1677 zëvendesoi te ungjin si Administrator i Kryedioqezes se Shkupit dhe administrator i Mbretërisë së Serbisë. Për ta zbehur ndikimin e shqiptarëve Serbia dhe aleatët e saj bënë çmos në arenen ndërkombëtare duke filluar nga fushatat e temerrshme kundër tyre dhe deri tek vrasja dhe debimi i tyre masiv prej vatrave të tyre.
Në foto, Bimbashi me prejarshje shqiptare Jani Kondo
Edhe projekti i Millosheviqit për Serbinë e Madhe, ishte projekt më i hershëm i Ivo Andriqit, Garashaninit, dhe elaborateve të Naqertanjës. Duke u mbështetur në dokumente dhe të dhëna historik, pasi u dëbuan shqiptarët nga Beogradi, Serbia përfiton nga shiptarët 5 milion hektar tokë, e cila ju dha banorëve të ri të Beogradit, afro 600 mij objekte u shkatrruan, mbi 300 mijë krerë bagëti u morën, femrat e familjeve të mëdha u dërguan nëpër bare, u shkatrruan varrezat e shiptarëve dhe nuk mbet asgjë e jona në këmb atje. Ky ishte një gjenocid i paparë që bota demokratike kurrë nuk e ndëshkoi. Ç’është më keq edhe pasi shqiptarët e Kosovës u pavarësuan nga Serbia, kërkohen të drejta të pakufishme për minoritetin serb në Kosovë, kurse për shqiptarët e Kosovës Lindore që i dëboj Serbia me dhunë, nuk ështëndërrmarrë as një veprim për diskriminimin, vrasjen, burgosjen, dëbimin me dhunë dhe uzurpimin e pronave të tyre atje, pa kurrfar baze. Uzurpimi i 52 hektarëve tokë të shqiptarëve nga Kisha e Deçanit me ndihmen e UNMIK-ut, por edhe të kishave tjera ortodokse serbe të cilat pos grabitjes së tokës tonë kanë projektuar, zonat e lira rreth ketyre manastireve dhe krijimin e ekstrritorialitetit në tokën tonë. Kjo qasje është kolonizim i ri, është një tendencë e hapur për ta sllavizuar një pjesë të Kosovës, dhe të historisë sonë. Serbia gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë e shkatrroi trashëgimin tonë të lashtë, e plaçkiti tërë dokumentacionin e monumenteve nga ish-enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, por u morën nga ushtria dhe policia serbe mbi 1500 eksponate arkeologjike dhe etnologjike nga muzeumet e Kosovës. Në këtë kohë, u shkatrruan mbi 2700 objekte kulturore, me të vetmin qëllim, humbjen e gjurmëve të identitetit shqiptar në Kosovë, si populli më i vjetër në mes të Evropës. Këto shkatrrime dhe krime ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk janë shkatrrime vetëm të popullit tonë, por janë pjesë e krimeve edhe ndaj thesarit botëror të mbrojtura me të drejtën humanitare. Kështu duhet të kuptohet edhe sipas normave ndërkombëtare të institucioneve më të larta ndërkombëtare-UNESCO-s dhe ICOM-it etj. Por kjo nuk po ndodhë kështu në të vërtetë, në pjesën ku flitet për trashëgimië fetare dhe kulturore, nenet 1-6, evidentohet anashkalimi i plotë i trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Për më tepër ajo as që përmendet si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë”, ka theksuar imzot Dodë Gjergji. Vërejtjet e Ipeshkvisë së Kosovës ndërlidhen me kompleksin arkeologjik të Ulpianës së vjetër, me Bazilikën e shek.V, kompleksin arkeologjik në Novo Monte (Novobërdë), me një katedrale e dy kisha të njohura katolike, kompleksin e fortifikatës, Kalasë së dytë të Prizrenit, me një kishë të periudhës romako-ilire, kompleksin arkeologjik të Nisarit (Therandës), si dhe me kompleksin arkeologjik në afërsi të Korishës me Bazilikën paleokristiane, trashëgimi kjo e cila disa herë është tentuar të “privatizohet” nga Kisha Ortodokse. Sipas zbulimeve arkeologjike të Kosovës dhe të arkeologëve ndërkombëtar, por edhe të Dr. Don Shan Zefit, këto objekte janë pjesë e trashëgimisë kulturore katolike dhe si të tilla nuk mund të kalojnë brenda natës në patronatin e Kishës Ortodokse. Për më tepër, Dr.Don Shan Zefi, ka kërkuar që sikundër objekve fetare ortodokse, edhe trashëgimisë katolike ti ofrohen beneficionet dhe siguria e nevojshme. Patrikanës së Pejës për t’ja tjetrësuar identitetin i është ndryshuar ngjyra, nga e bardha është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, pa dijen e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve të Kosovës, që paraqet një skandal kulturor të përmasave botërore. Dihet qartë se këto veprime kanë prapavijë politike. Aty u ndryshua struktura kompozicionale e freskave, por u ndryshua edhe ngjyra e objektit të manastirit, është bërë ndryshimi i origjinalitetit të Patriknës duke e përshtatur të gjasioj me stil të kishave ortodokse serbe. Të gjitha këto ndërhyrje kaq të mëdha që u bënë në Patrikanën e Pejës ishin bërë pa lejen e UNESKO-s, nga arkitektët dhe kuadrot nga Beogradi. Para këtij intervenimi në Patrikanën e Pejës, personeli në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës në Beograd kishin filluar ndërtimin e murit rreth 500 metra të gjatë pa leje të zyrtarëve përkatës. Ky mur ishte ndërtuar në pronën e komunës dhe shënonte një ndërhyrje tjetër në strukturën e Patrikanës. Ngjyrosja ishte bërë me vendim të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të shtetit të Serbisë. Edhe pse ushtria serbe gjatë kohës së luftës i kishte dëmtuar më qindra objekte të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë këtu edhe ato relegjioze të konfeksionit katolik dhe islam, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka ruajtur objektet e kultit serb. Njerëzit e kulturës së Serbisë në bashkëpunim edhe me udhëheqësit e kishës ortodokse serbe, pa leje shfrytzuan rastin ti ngrisin disa përmendore për të treguar se Kosova është tokë serbe. Pra bënë çmos për ta dezinformuar opinionin e brendëshëm dhe të jashtëm rreth problemeve të Kosovës, me pretekst që ta mbajnë një pjesë të ndikimit të tyre aty. Popullata shqiptare në të gjitha periudhat historike u masakrua nga ushtria serbe, dhe ushtarët që masakruan popullin e pafajshëm shqiptar u bekuan nga kisha e u dekoruan nga eprorët e tyre.
Këto sjellje e vërtetojnë konstatimin e shumë studiuesve në mesin e tyre edhe serb, të cilët kanë vërtetuar të dhënën se populli serb nuk ka pasur kurrfar tradite as në ndërtimtari, as në pikturim. Popullata shqiptare e Deçanit në Mesjetë kishin arritur një shkallë kulturore të mirëfillt zhvillimore. Zejtaria, tregtia, Blegtoria e degët tjera të ekonomisë ishin zhvilluar shumë. Një zhvillim tjetër progresiv e tregojnë edhe emrat e tyre vetjakë (emrat e banorëve), që flasin për një popullsi të lashtë të krishterë me një kulturë mjaft të avancuar të qytetarisë e cila ishte më afër me grekët bizantinë dhe me romakët dalmatinë sesa me sllavët. Parimi i emrave indoevropianë sipas të cilit formoheshin kompozitat e që vihej re ende tek ilirët ka humbur te shqiptarët dhe popujt tjerë (frikët dhe armenët), ndërsa ende haset ky parim në formimin e emrave vetjakë në të folmën e Deҫanit me rrethinë?! Emrat e njohur popullor si Bardh (bardh, i bardh), Bardhosh, Bardhaniq, Balaj, (Bidi në Deҫan), Leka, Mens (mëz), (Maznik), Gjon, Gjin, Dem, Junk (Junik) nëse janë të kuptueshëm na ҫojnë në një të kaluar të largët dhe e lidhin të tashmën me të kaluarën ilire. Kurse emrat e vjetër romak Tamush, Colens, Margaritus, ose emrat e huazuar serb, Bogdan, Golem, Vllado e shumë të tjerë janë shmangur nga ndikimi i kishës. Për shkallën e lartë të zhvillimit kulturor të këtyre viseve në periudha të vjetra, flet rindërtimi i qytetit të shkretëruar të Sapës që përshkruhet detajisht në një dekret papnor të vitit (1291). Më 1278 përmenden grigjat shqiptare në pellgun e lumit Cemi, degë e Moraçës. Dokumenti për manastririn e Deçanit (1330 Krisobulat) paraqesin ndërmejt Limit dhe Drinit numër të madh katundesh shqiptare dhe vllahe, kurse diploma e Car Dushanit (1348) për manastirin e Prizrenit përmend 9 katunde shqiptare në veri të Prizrenit. Siç mund të shihet nga masat kompakte shqiptare pranë Dubrovnikut dhe Kotorrit në shek. XIII kishte ngado edhe kudo pjesë të popullatës autoktone ilire të cilat mbijetonin, të këputura nga bërthama shqiptare. Në Krisobulën e Deçanit (1330) përmendet “Katun Arbanas”, kryetar i të cilit ishte Lesh Tuzi. Poashtu në vitin 1330 dhe 1336 janë shkruar dy karta me të cilat Stefan Dushani e shpërblen kishën e Deçanit duke i dhënë privilegje të “kishës mbretërore”.
Dokumenti i vitit 1716 që tregon për popullatën shqiptare në atë kohë. Muhamet Lani Demukaj nga Deçani (vojvodë i Manastirit të Deçanit), e posedonte një dokument të vitit 1716, në të cilin thuhet se banorët e Deçanit, Lloçanit dhe të Carrabregut ishin 90% shqiptarë myslimanë dhe 10% shqiptarë ortodoksë. Në këtë dokument përmenden këta kryeshtëpiakë të fshatrave Deçan, Lloçan dhe Carrabreg: Hysein Halili, Osman Hasani, Ali Marku, Mehmet Prendi, Mehmet Kurdi, Jusuf Hasani, Mehmet Papa, Ali Davisi, Hasan Mustafa, Haxhi Mustafa, Ali Prendi, Ahmet Kola, Gjini, Ali Marku (tjetër), Hasan Menkeshi, Hysein Hasani, Jusuf Menkeshi, Mehmet Prendi, Hasan Papa, Hasan Kola, Ali Hyseini, Stanisha Miladini, Mustafa Menkeshi, Kurt Baxhi, Ali Hasani, Ibrahim Hyseini, Osman Buça, Ali Marku, Hasan Gjini, Mustafa Gjini, Ibrahim Hyseini (tjetër), Radota Miladini, Krasjenoviqi, Radovi Jezdemije, Ismail Alia, Muhamed Vata, Hysein Vesku, Hasan Mehmedi, Iljas Papa, Buçe Marke. Nga ky dokument kuptojmë se shumica e popullatës së Deçanit, Lloçanit dhe të Carrabregut, ishin islamizuar deri në shek.XVII; disa prej tyre ishin islamizuar në fund të shek XVIII, sepse etërit e tyre ishin katolikë apo skizmatikë, kurse pjesa më e vogël e tyre, që kishin mbetur në skizmë, kishin filluar të sllavizohen, më saktë të serbizohen.
Dekoratë, me të cilën u dekoruan ushtarët serbë dhe malazezë që moren pjesë në pushtimin e trojeve shaiptare, me 1912
Ribotim sipas tekstit të përgatitur nga: Faton B. Mehmetaj “Kush është Fra Vita Kuçi”/ gazetademos