Shtëpia më e vetmuar në botë gjendet në ishullin Islandez të Ellidaey dhe ka gjeneruar teori dhe spekulime të shumta, duke përfshirë një strehë për miliarderët në rast të një apokalipsi ose vendbanimin e një fanatiku fetar.
Megjithatë, historia e vërtetë pas rezidencës së izoluar daton në vitet 1950, ajo u ndërtua nga “Shoqata e Gjuetisë Ellidaey” si një strehë për gjuetarët e puffinëve (lloj shpendi). Ishulli Ellidaey, i pabanuar prej rreth 90 vitesh, është një habitat ideal për këta zogj të rrezikuar.
Ambientalistët vizitojnë ishullin dhe përdorin shtëpizën për të monitoruar dhe mbrojtur puffinët gjatë sezonit të tyre të shumimit. Në vitin 2020, fotoja e shtëpisë së vetmuar u bë virale në internet.