Mate Zoriç ishte një klerik e historian kroat, data dhe vdekja e tij nuk dihet por ajo çfarë dihet për të është një studim me afro 100 faqe e vitit 1752 që la në dorëshkrim për historinë e Gjergj Kastriotit.
Në të pasqyrohet roli i Skënderbeut në historinë e popullit kroat, veçanërisht në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të tij.
Dorëshkrimi frymëzoi poetë e shkrimtarë kroatë për të pasqyruar veprimtarinë e Skënderbeut në veprat letrare e historike, të shkruara pas saj.
Në dorëshkrim vihet në dukje qëndrimi i lëkundur i Venedikut ndaj Skënderbeut dhe roli i vlefshëm i Republikës së Raguzës ndaj heroit shqiptar.
Autori i këtij studimi thekson se Vojsava, e ëma e Skënderbeut është me origjinë nga dera e përmendur e Tribalëve shqiptarë të Pollogut të Maqedonisë.
Marrë nga libri i A.Pangos dhe S. Kostës.