Sot është dita e 8-të e Lojërave Olimpike të Parisit dhe është radha e atletikës për të garuar.
Atleti shqiptar Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator.
Burraj e përfundoi garën në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në fazën finale.
Ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.