Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka ende gjëra që nuk dihen për sulmin e së dielës në veri e se mund të priten sulme të tjera.
Hovenier ka thënë se grupi i terroristëve Serbia nuk ka reaguar fare pas kësaj që ka ndodhur.
“Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë. Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka ende sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur. Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë. Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”.