Hoxhaj: Politika e çmontimit të pranisë së Serbisë në veri po shkon paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës

Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka shprehur shqetësime lidhur me strategjinë e qeverisë për të reduktuar ndikimin e shtetit serb në veri të Kosovës, duke argumentuar se ajo është duke shkuar në mënyrë paralele me minimizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër, ai “Kurti ka premtuar që deri në fund të verës do të hapet”, dhe mbetet të shihet një gjë e tillë do të realizohet.

“Por debatet për urën dhe për shumë tema në veri, në fakt tregojnë se një përpjekje e kryeministrit Kurti, gjoja për të çmontuar strukturat paralele në veri të vendit, strukturat e Serbisë që janë të pranishme dhe kanë qenë të pranishme, që një pjesë të madhe i kemi shpërbërë sa kemi qenë në qeveri, kjo politika e çmontimit të pranisë së shteti serb në veri, është duke shkuar paralelisht me politikën e çmontimit të Kosovës, ndërkombëtarisht”, tha Hoxhaj në RTK.