Vrasja e Stefan Nedelkoviqit, terroristit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, po vajtohet nga “Deli”, grupi huligan i tifozëve të ekipit “Ylli i Kuq” të Beogradit.
Si për ironi, ata e vlerësojnë vrasjen e tij si “rënie heroike”, derisa kanë njoftuar se do të kenë organizim përkujtimor për terroristët e vrarë përpara ballafaqimit me Partizanin.
Tre terroristë mbetën të vdekur në gjuajtjet me armë në Banjskë të Zveçanit të dielën. Tetë persona janë arrestuar.