Ushtria ukrainase ka eliminuar një kolonë ushtarake ruse me 12 kamionë që sillnin përforcime këmbësorie në rajonin rus të Kurskut në një përpjekje për të ndaluar inkursionin ukrainas.
Në videot e publikuara së fundi shihet një kolone ushtarake e shkatërruar në rajonin e Kurskut.
Pamjet tregojnë kamionë të djegur me trupat e qindra ushtarëve rusë të shpërndarë mes tyre.
Është vlerësuar se secili prej këtyre kamionëve mund të transportojë deri në 35 personel ushtarak të pajisur plotësisht.
Videoja shfaq 14 automjete të shkatërruara, duke sugjeruar se ushtria ruse mund të kishte humbur deri në 490 ushtarë në një natë të vetme në sulm.
Kjo mund të jetë një nga humbjet më të mëdha të vetme për ushtrinë ruse që nga fillimi i një lufte në shkallë të gjerë.
Ndryshe, diktatori rus, Vladimir Putin është shfaqur i nervozuar dhe në panik gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë.