Një banor i fshatit Jabllanicë të Gjakovës ka treguar se si fillimisht është telefonuar nga dy prindërit e viktimës I.Rama, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se tre viktimat i kanë nxjerrë me një traktor nga gërmadhat.
“Në telefon më thanë se s’jane lajmëruar nga ora 16:00. U takova me prindërit e fëmijëve. Tu fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirrë në telefon, i kem dëgju telefonat duke ju dridh nër plloqë”.
“Kemi thirrë kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”, tha për Syri TV, Përparim Ademaj, banor i fshatit Jabllanicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës u tha se objekti është shembur në rrethana të panjohura.
Tragjedia në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ndodhi të shtunën rreth orës 23:00.
Ekipet mjekësore kishin konstatuar vdekjen e tre të miturve në vendin e ngjajres, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.