Shtetasi turk i arrestuar për mashtrim komjuterik ishte kamufluar përmes një biznesi fruta-perimesh në Shqipëri të cilin e kishte regjistruar biznesin në QKB, me synimin për ta zgjeruar me aktivitetet të tjera.
Karta me të cilën kryente transaksione ishte e hapur në Belgjikë dhe e përdorte për transaksione të biznesit.
Policia dyshon për grup të strukturuar pasi kur është bërë këqyrja e telefonit të tij kishte komunikime me persona të tjerë.
Shtetasi turk F. K., 41 vjeç, u vu në pranga pasi me anë të mashtrimit kompjuterik, ka kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.