Yuval Raphael, e cili i mbijetoi sulmit të 7 tetorit në 2023, është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në Eurovisionin e këtij viti. Raphael, 24 vjeç, ishte në festivalin muzikor Nova kur militantë e Hamasit vranë 360 të rinj pjesëmarrës në festë dhe morën peng 40 të tjerë.
Këngëtarja amatore po merrte pjesë me miqtë dhe thotë se mbijetoi duke u fshehur nën trupat e pajetë brenda një strehe për bomba për tetë orë. Raphael e ka ndarë historinë e saj ndërsa konkurronte në shfaqjen izraelite të talenteve HaKokhav HaBa (Ylli i ardhshëm) dhe fitorja e saj do të thotë se ajo do të konkurrojë në Eurovizion në Bazel, Zvicër në maj.
Ajo tha pas fitimit të spektaklit: “Nuk mund ta shpjegoj se sa e emocionuar dhe gati jam! Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh dhe më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovizionit në Zvicër.”
Raphael, e cila thotë se ka ende dëmtime në kokë dhe këmbë nga sulmi në festival, filloi të këndojë profesionalisht vetëm vitin e kaluar. Gjatë finales së konkursit muzikor, ajo këndoi një version të ABBA’s Dancing Queen, duke ia dedikuar atë “të gjithë engjëjve” që u vranë në festivalAjo gjithashtu u tha shikuesve se “muzika është një nga përbërësit më të fortë në procesin tim të shërimit” gjatë shfaqjes. Raphael, e cila flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht, si dhe hebraisht, ka marrë pjesë në avokimin për Izraelin gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe fjalimin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së për përvojën e saj të mbijetesës nga sulmi.