Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.
Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.
Policia, nisur nga pamjet, ka mundur të identifikojë njërin prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij.
Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.