IDF konfirmon vrasjen e zyrtarit të Hezbollahut që pritej të ishte udhëheqësi i ardhshëm i grupit

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine, i cili pritej të ishte lideri i ardhshëm i grupit.

IDF tha se ai ishte vrarë në një sulm ajror në Bejrutin jugor në fillim të këtij muaji, raporton Sky News.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha më 8 tetor se Safieddine mund të ishte vrarë, por deri sot nuk ishte konfirmuar një gjë e tillë.