IDF nxjerr pamjet e betejës së ashpër të ushtarëve izraelitë me luftëtarët e Hamasit brenda Gazës

Më shumë se 8,000 të vdekur është bilanci i përditësuar i palestinezëve që kanë humbur jetën nga konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit në
Gaza.

Njëherësh me shifrat e përditësuara nga ministria palestineze e Shëndetësisë, IDF-ja izraelite njofton se luftëtarë të armatosur të Hamasit janë përpjekur të hyjnë në Izraeli nga deti, por janë neutralizuar.

Po ashtu janë publikuar pamjet e një beteje të ashpër të zhvilluar midis ushtrisë izraelite dhe njerëzve të Hamasit brenda Gazës, në pjesën veriore të Rripit.

Në postimin e tyre në platformën X, Forcat izraelitë të Mbrojtjes shkruajnë: “Terroristët që qëlluan mbi ushtarët [izraelitë] u vranë, si dhe terroristët e vërejtur në vijën bregdetare në Rripin e Gazës pranë zonës Zikim në Izraelin jugor”.

Më herët, edhe në llogarinë në Telegram të Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u raportua për përleshje të ashpra pranë Beit Lahia në Gazën veriore, duke pretenduar se u kishin zënë pritë trupave izraelite.